ZVICËR – Referendum për taksa më të larta për të pasurit dhe martesat e homoseksualëve

GJENEVË, 26 shtator /ATSH-DPA/ – Zviceranët po votojnë në një referendum sot për taksa më të larta për të pasurit dhe për martesat e homoseksualëve.

Parlamenti tashmë ka votuar për të lejuar çiftet e së njëjtës gjini që të martohen duke e bërë Zvicrën një nga vendet e fundit në Evropën Perëndimore që e ka bërë këtë, por kundërshtarët, të cilët kërkojnë të përcaktojnë martesën si një bashkim vetëm midis një burri dhe një gruaje, po përpiqen të përmbysin legjislacionin duke e vënë këtë çështje për një gjykim publik, një praktikë e zakonshme në vend.

Sidoqoftë, sondazhet e fundit sugjerojnë se shumica e popullsisë zvicerane nuk e ka këtë shqetësime, me më shumë se 60 për qind e të anketuarve që thonë se mbështesin martesat homoseksuale.

Zviceranët gjithashtu do të votojnë për një propozim për të rritur taksat për të pasurit, gjë që ka të ngjarë të dështojë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.