Tabaku: Një qeveri e djathtë e PD-së do luftonte për taksa më të ulëta

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se “varfërimi i çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës”.

Në reagimin e saj Tabaku shprehet se “rritet kostoja e produkteve prej taksave të larta, bie konsumi shqiptarëve prej të ardhurave të ulëta. Mesazhi Ramës është varfëro shqiptarët përmes taksimit, mbyll bizneset përmes zhdukjes së konkurencës, përqëndro ekonominë përmes oligarkisë”.

“Një qeveri e djathtë e PD-së do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj”, – tha Tabaku.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.