SUPERBIKE 300 – Aksident fatal i 15-vjeçarit Vinales

MADRID, 26 shtator /ATSH-DPA/ – Dean Berta Vinales, 15 vjeç, vdiq dje pas një aksidenti në një garë të Kampionatit Botëror Superbike 300, në Jerez.

Adoleshenti ishte pjesë e familjes së njohur sportive të garave Vinales.

Ai konkurroi për ekipin e Angel Vinales, babai i liderit të MotoGP, Maverick Vinales.

“Dean pësoi lëndime të rënda në kokë dhe kraharor. Autoambulancat mbërritën në vend menjëherë, por pa sukses”, tha në një deklaratë një nga organizatorët e garës.

“Pavarësisht përpjekjeve më të mira të stafit mjekësor, Berta Vinales fatkeqësisht humbi jetën”, shtoi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.