“Human: The World Within”, Pazari i Ri i Tiranës pjesë e serialit të suksesshëm të Netflix

TIRANË, 26 shtator/ATSH/  “Human: The World Within”, dokumentari ndër më të ndjekurit dhe të suksesshmit e këtij viti në gjigandin mediatik “Netflix” transmeton pamje të Pazarit të Ri të Tiranës në platformën digjitale botërore.

Në serinë e tretë të episodit me 6 pjesë gjithsej, “Fuel” (Energjia) shfaqen mes shumë qendrash të mëdha nga gjithë bota edhe pamje të Pazarit me ushqimet tradicionale dhe të shumëllojshme, që janë në thelb të kësaj serie të dokumentarit.

“Njeriu: Bota Brenda” është një serial dokumentar që kombinon detaje të mahnitshme shkencore dhe reflektime personale rreth asaj se si funksionojnë trupat tanë. Nga sistemi nervor deri te rrahjet e zemrës, trupi është një univers i madh qelizash, procesesh biologjike dhe sistemesh të fshehura. “Human: The World Within” eksploron universin e jashtëzakonshëm që është brenda trupit për të zbuluar biologjinë që të gjithë njerëzit ndajnë: zemrën, trurin, sytë, gjakun dhe lotët.

“Fuel” (Energjia) zbulon fabrikën që e kthen ushqimin në energji përmes përvojave të një hindu më të shpejtë, një vrapues ultramaratonë Navajo, një vajze të re që mundi alergjitë ushqimore dhe një fermeri Haitian.

/k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.