GJERMANI – SPD dhe CDU-CSU kokë më kokë pas përfundimit të zgjedhjeve

BERLIN, 26 shtator /ATSH-DPA/ – Social-demokrati Olaf Scholz dhe demo-kristianët e Armin Laschet janë kokë më kokë në zgjedhjet parlamentare gjermane, sipas sondazheve.

Social-demokratët e qendrës së majtë parashikohet të fitojnë 26 për qind të votave, sipas transmetuesit publik ZDF.

Demo-kristianët dhe partia e tyre motër bavareze, Unioni Kristian-social parashikohet të fitojnë 24 për qind.

Diferenca e vogël tregon se shpërndarja e vendeve në Bundestag do të jetë shumë afër, sipas sistemit të votimit të dyfishtë të Gjermanisë, ku votuesit zgjedhin një kandidat individual dhe një parti.

Duke u përballur me një të ardhme pa kancelaren Angela Merkel, sondazhet tregojnë për një pasiguri të mëtejshme për ekonominë më të madhe të Evropës.

Dy ose ndoshta tre parti do të duhet të formojnë një qeveri koalicioni, por nuk është e qartë se cilat parti do të punojnë së bashku./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.