Florian Marku kampion bote në IBF, sukses i jashtëzakonshëm për boksin profesionist shqiptar

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Boksieri shqiptar, Florian Marku fitoi për herë të parë titullin kampion bote në IBF.

Pas fitores Marku mori urime të shumta, nga drejtues të lartë të shtetit, personalitete, etj.

Presidenti Ilir Meta e cilsëoi “një sukses i jashtëzakonshëm për boksin tonë profesionist”.

“Florian Marku shpallet kampion bote në IBFI! Urimet më të ngrohta dhe gjithmonë paraqitje të shkëlqyera në ring! Krenohemi me Florianin!”, – tha Meta.

Boksierin Florian Marku e uroi edhe Kryeministri Edi Rama. “Respekt Kampion”, shkruan Rama.

Boksierin Marku e uroi edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

“Triumf i jashtëzakonshëm i Florian Markut, që sot u ngjit në maja botërore. Bravo shqipe”, shprehet Basha.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë në një reagim shprehet “Urime Florian Markut, Kampionit Shqiptar për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit! Ne në Ambasadën Amerikane dërgojmë urimet më të mira për kampionin e parë botëror shqiptar! Urime kampion”.

/k.s/ /a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.