“Epizod festival”, 50 artistë nga e gjithë bota ndezin atmosferën në Shëngjin

Performuan për 3 ditë mbi 50 artistë nga e gjithë bota

TIRANË, 26 shtator /ATSH/ Nga data 23 deri më 26 shtator, “Epizod Festival” mblodhi mijëra të rinj nga vende të ndryshme të botës duke i sjellë pikërisht në vendin ekzotik, Rana e Hedhun.

Pas suksesit të “UNUM Festival” në fillim të muajit qershor, Ranën e Hedhun në Shëngjin, e ka pushtuar një tjetër aktivitet i muzikës elektronike që ka tërhequr interesin e shumë të rinjve nga vizitorëve të ndryshëm.

“Epizod Festival” mblodhi qindra të rinj nga vende të ndryshme të botës në një prej atraksioneve turistike të Shëngjinit.

Rreth 50 artistë të njohur nga e gjithë bota, kanë performuar përgjatë 3 ditëve duke sjellë një tjetër atmosferë elektrizuese.

Aktivitete të këtij lloji i kanë dhënë një tjetër pamje zhvillimit turistik të Shëngjinit. /a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.