ATSH sjell detaje nga dosja e fshehtë e Sigurimit të Shtetit, si përndiqeshin 237 izraelit që mbetën në Shqipëri

TIRANË 26 shtator /ATSH-I.Vata/- Shqipëri është një nga vetmet vende të pushtuara nga Nazizmi që priti dhe strehoi hebrenj e përndjekur nga gjenocidi nazist, por ende pa u shuar era e luftës mes tymit dhe flakëve, lindi një regjim tjetër despotikë në Shqipëri.

Nga 2000 izraelit që u strehuan në Shqipëri, pjesa më e madhe u larguan në shtete të tjera dhe në vendin e tyre pas luftës, por sipas statistikave zyrtare mbetën në vendin tonë deri në vite 1960, ishin 237 izraelit.

Sipas dokumenteve të gjendura dosje e Spiunëve të Sigurimit të Shteti, rezulton se izraelit që qëndruan në Shqipëri ikën nga ferri dhe ranë sërish në ferr.

Regjimi komunist në Shqipëri, nisi zhveshje e qytetarëve dhe të huajve që ishin në vendin tonë t’i zhvishte nga çdo e drejtë, e drejt politike, liria e fjalës, e drejta e pronës, pra nisi shtetëzimin duke e realizuar me forca shtrënguese policinë politikë, Sigurimin e Shtetit, pre e së cilës ranë edhe hebrenjtë që mbetën në Shqipëri.

Ditë mbi këtë të vërtet të hidhur hedh dosja e gjendur ne arkivin e dosjeve të Spiunëve të Sigurimit të Shtetit

Në kuadër të kurimit të së shkuarës AIDSSH ka vënë në dispozicion të studiueseve, dosjen e fshehtë të Sigurimit të Shtetit për  237 izraelit, që mbetën në Shqipëri dhe përjetuan regjimin diktatorial, si dhe vetë shqiptarët.

Persekutimi, përndjekja, syrvejimi, detyrimi për bashkëpunim, përgjimi i izraelitëve në Shqipëri, ishte fokus i veçantë i regjimit të kohës dhe që realizohem nëpërmjet Sigurimit të Shtetit.

Metodat që ndiqte Sigurimi i Shteti ishin praktika të zakonshme, si dhe për të tjerë të huaj në Shqipëri, apo vetë shqiptarët dhe qëllimi ishte zbulimi i armiqve të pushteti brenda tyre dhe dyshimi i bashkëpunimit të tyre më agjent të huaj.

Dosja e deklasifikuar, që gjendet në arkivin e Autoriteti të Dosjeve, nuk ka të dhëna për ekzekutimin e hebrenjve, vetëm një raste shënohet kur është burgosur një izraelite, që të dhënat janë të pamjaftueshme për identiteti apo ku vuajti dënimin. Nëse jetoi apo vdiq në burg?!

Dosja e  thurur nga sigurimi i Shteti, që mbanë numrin 270/2 të titulluar “Relacion mbi izraelitët, çifut që ndodhen me banim në vendin tonë”. Në dosje shënohet afati i ruajtjes, që dedikohet i përkohshëm dhe mban datën 19.08. 1960, në dosjen e parë janë 6 fletë dhe që ka mbaruar në datën 19.8. 1960, e që përkon me numrin rendor 79.

Në viti 1954 rezulton se në vendin tonë banojnë 237 izraelit

Regjimi komunist, ishte kujdesur t’i shpërndante izraelitë në disa rrethe të vendit, kryesisht në ato rrethe ku Sigurimi i Shteti kishte kontroll më të rreptë. Po ashtu, kishte përpunuar të gjitha të dhënat e ardhjes së izraelitëve në Shqipëri, vendin e origjinës dhe identitetet e tyre.

Në faqen e relacioni që mbanë firmën e Sigurimit te Shtetit mbi izraelitët, çifutet në Shqipëri thuhet se, nga studimi që u bë materialeve sipas evidentimeve të viti 1954 rezulton se në vendin tonë banojnë 237 izraelit të përqendruar në rrethet Vlorë, 140, Tiranë 83, Sarandë 5, Gjirokastër 4, Shkodër 4, Peshkopi 1. Nga shuma e personave, 68 vetë kanë ardhur nga vende të tjera, të ndara si, Nga Greqia 59 vetë, Jugosllavi 3, Çekosllavakia 3, Austria 2, Rumania 1 në total 68.

Po ashtu në dosjen e Sigurimit të Shtetit e izraelitëve në Shqipëri rezulton se çifutë kanë patur nënshtetësi, greke 47 persona, Jugosllave 5,  dhe të tjerët kanë pas marrë shtetësinë shqiptare. Sipas informacionit të dosjes së Sigurimit të Shtetit, thuhet se të pandehurit janë marrë më tregti dhe si rezultat mbas çlirimit kanë paguar tatim fitimin, janë shtetëzuar pasurit e ndryshme, po kështu kanë pasur dhe shtetëzim të pasurive të luajtshme.

Një tjetër vëmendje e Sigurimit të Shteti të regjimit komunist ishte edhe profesioni si dhe mendimi politik i tyre, lidhje brenda dhe jashtë vendit, bisedat mes tyre, aktiviteti i ditës.

Në dosje, jepet informacion mbi punë e tyre, ku thuhet se nga viti 1954-55, 37 persona merreshin me punë të ndryshme shtetërore, të tjerët zanatçi, 5 kanë qenë kurse për pjesën tjetër nuk dihet me çfarë janë marrë. Në dosje jepet informacion se nga viti 1950 dhe deri tash (periudha e viteve 50-të) nuk dihet se të ketë pasur të arrestuar. Duke iu referuar kohës së dokumente, të vitit 1950, thuhet se nga radha e këtij kontingjenti, pra e hebrenjve, janë 6 persona në përputhje me 2/B dhe 2B.P. nga radhët e kësaj mase. Po ashtu në informacion thuhet se  martesat midis krushqisë i bëjnë mes njëri-tjetrit, kurse me shqiptarët ka pothuajse pak fare raste. Gjatë okupacionit gjerman, ky kontingjent është ndjekur këmba këmbës me qëllim shfarosjen, kështu dhe këto izraelit që ndodhen në Shqipëri kanë lëvizur nëpër shtete të Ballkanit, Greqi dhe Jugosllavi.

Gjithashtu, në dosje shënohet dhe qëndrimi politik i tyre. Nga të dhënat që kemi pasur në atë kohë në organet tona, kjo masë izraelitësh, nën kryesinë e Isak Kohanit në Vlorë dhe Jakë Vitulit në Tiranë, në vjeshtë 1950, kanë kërkuar të njihen si sekt fetar i me vete, më vonë kanë kërkuar formalitete për t’u riatdhesuar dhe i kanë kërkuar qeverisë tonë dhe i kanë dërguar 127 formularë riatdhesimi, legatës së Izraelit në Jugosllavi.

Një tjetër shqetësimi i Sigurimit të shteti ishte lidhja e izraelitëve me Amerikën dhe një nga shënjestrat ishte Komiteti i Përbashkët Amerikan për çështjet e Shpërndarjes, Seksioni Janinë me qendër në Paris

Në dosjen e Sigurimit të Shtetit, thuhet se në vitin 1952, me anë të korrespondencës  kanë rënë në kontakt me legatë e Izraelit në Moskë dhe kanë kërkuar riatdhesimin e tyre. Kështu i kanë shkruar ministrit të Punëve të Jashtme të izraelit për riatdhesim dhe këtë kopje ua kanë dërguar dhe miqve të tyre jashtë shteti për riatdhesim. Në vijim të informacionit përsa i përket riatdhesimit, në dosjen e sigurimit të shteti thuhet se, në vitin 1952 bien në kontakt me korrespondent me shoqërinë amerikane, Xhoint, Komiteti i Përbashkët Amerikan për çështjet e Shpërndarjes Seksioni Janinë me qendër në Paris. Nga ku material, kanë marrë materiale fetare, ndihmë ushqimore etj. Për të gjithë këto ata kanë zhvilluar korrespondencë të rregullt dhe kanë falënderuar, kanë kërkuar ndihmë për riatdhesim dhe gjendjen e keqe ekonomike.

Shqetësimi i Sigurimit të Shtetit, ishte për lidhjen e disa izraelit kishin rënë në kontakt me një oficer të marinarë bullgar.

Në shtator 1952, Dega e Punëve të Brendshme në Vlorë ka pasur të dhëna se disa izraelit kishin rënë në kontakt me një oficer dhe marinarë bullgar të cilin, këta të fundit udhëtonin me vapor Bullgari-Izrael. Kapiteni dhe marinsi bullgar, u kanë bërë vizita në shtëpitë e tyre në Vlorë, kurse izraelitë u kanë dhënë rekomandime me letra për njerëzit e tyre në Izrael dhe Palestinë.

Disa persona izraelit me banim në Vlorë, spiunia amerikane e arrestuar në vitin 1950

Në dosjen e Sigurimit të shteti nuk ka shpjegime të tjera kush ishte gruaja e arrestuar e akuzuar si spiune amerikane, ku u burgos dhe çfarë ndodhi me ta?!

Nga procesi i spiunes amerikane e arrestuar në vitin 1950 ka dalë se, në vitin 1948, disa persona izraelit me banim në Vlorë, emrat nuk dihen kanë bërë një mbledhje antipushtet të drejtuar nga agjent të perëndimit, ku në këtë mbledhje është diskutuar situata politike,  veprimtaria e të arratisurve, krimineleve të luftës dhe u janë dhënë prej saj udhëzime të ndryshme.

Disa izraelit në Tiranë dhe kanë bërë mbledhje në familjen X

Prej këtij kontingjenti ka patur dhe parulla të ndryshme në lidhje me gjendjen ekonomike të vendit tonë dhe parulla dhe komente të tjera. Në dosje shkruhet se sipas të dhënave Isak Koheni në Vlorë ka bërë mbledhje me elementë të tjerë izraelit, por nuk dihet se çfarë është biseduar. Po kështu, kanë bërë mbledhje dhe disa izraelit në Tiranë dhe kanë bërë mbledhje në familjen X. Përveç detajeve të tjera në dosjen e izraelitëve të ndërtuar nga ish-Sigurimi i Shteti, thuhet se nga një e dhënë e Drejtorisë së Zbulimi më datë  23/3/1953, rezulton se, Organizata Sioniste N’Austri në vitin 1952 ka organizuar në masë përgatitjen e pasaportave të huaja falso për riatdhesimin e çifutëve nga vende Demokratike Popullore në Izrael.

Të gjejnë dhe të vizitojë varrin e një revolucionari izraelit

Në vijim të syrvejimit të izraelitëve në dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit thuhet se prej datës 17/7/1955 deri në datën 28/7/55 i ngarkuari më punë në Izrael në Bullgari i quajtur X me kërkesën e tij dhe me aprovimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Shqipërisë vizitojnë vendin tonë. Me ardhjen këtu, ai pretendon të shtrojë tri çështje të qëllimit të vizitës së tij. Të gjejnë dhe të vizitojë varrin e një revolucionari izraelit me emrin X, të bisedojë për shkëmbime tregtare me vendin tonë dhe interesohej për riatdhesimin e izraelitëve.

Po ashtu, Sigurimi i Shteti vijon me informacionin duke thënë, për çështjen e varrimit X, kishte sjellë një libër të vjetër ku bëhej fjalë se tre shekuj më parë qe interpretuar në Turqi një person me këtë emër dhe kishte vdekur në një vend afër Beratit. Për këtë, izraeliti i shoqëruar nga X shkon në malin Shëndëlli të Beratit, ka biseduar me popullin për këtë çështje, por nuk mundi të marr të dhëna, por në takim që ka bërë në kryegjyshatën e teqes se atyshme, mësuam se ishte një varr afër teqes për të cilët bektashinjtë kishin qenë një grup turqish të internuar dhe kryetari i së cilëve ishte një person i ardhur nga Palesitina i cili ishte varrosur me nderim nga populli. Përsa i shkëmbimit tregtarë në vendin tonë ka marrë takim me X dhe në emër të vendit tonë i ka paraqitur prodhimet tona për eksport në Izrael.

Diplomati ka bërë agjitacion e propagandë për jetën izraelite

Sigurimi i Shteti përgjonte dhe mbante nën mbikëqyrje dhe diplomat dhe zyrtarë të lartë që vinin në Shqipëri dhe kishin kontakt me izraelitët.

Zv.Ministri i Punëve të Jashtme Vaili Nathanilin, takim me diplomat francez, italian dhe Jugosllav

Për riatdhesimin e izraelitëve që ndodhen në vendin tonë ka biseduar  Zv. Ministri i Punëve të Jashtme Vaili Nathanilin, por siç janë shtuar çështjet nuk dihet. Gjatë qëndrimit në vendin tonë kanë vizituar Kombinatin tekstil, Stalin, Nako Spiro, rafinerinë e naftës në Cërrik, Fermën e Sukthit, Koooperativën Maminas, Muzeun e LNCL, Muzeun Etnografik, shkencave, Kino Studion, Bibliotekën Kombëtarë, kanë vizituar Durrësin, Elbasanin dhe Krujën.

Në dosje, thuhet se gjatë vizitës në Tiranë kanë marrë takim me diplomat francez, italian dhe Jugosllav. Më datën 20/7/1955, përfaqësuesi i izraelit që erdhi nga Bulgaria kërkoj të merrte takim dhe me familjen Vitulli, izraelit që banonte në Tiranë, si familje shumë e vjetër izraelite. Takimi u bë në hotel Dajti dhe sipas Sigurimi të Shteti, i është kërkuar mbi gjendjen e izraelitëve në Tiranë, dhe rrethanat si trajtohen nga qeveria. Gjithashtu i ngarkuara me punë në Izraelit në Bullgari e ka pyetur Zhakun, nëse izraelitë kanë qenë farë e fis me Isralil, a ka ndër ta që janë martuar më shqiptarë ose anasjelltas. Në të njëjtën kohë ky diplomat ka bërë agjitacion e propagandë për jetën izraelite.

Një herë “X”,  porsa ndahej nga diplomati që kishte ardhur në vendin tonë shkon në takime dhe me izraelitë e tjerë që banojnë në Tiranë, bëjnë një mbledhje me 10 vetë ku shtojnë edhe çështje ndërmjet Zhakut dhe diplomatit Izraelit.

Në dosje thuhet se, që nga viti 1955 dhe deri më sot për këtë kontingjent nuk është punuar fare. Organet tona si në qendër dhe në periferi nuk kanë evidentime të sakta mbi numrin e kësaj mase, vendet ku janë përqendruar, nëse ka ndërta të arratisur, burgosur dhe riatdhesuar. Duke mos pasur evidencë të sakët, nuk dihet për aktivitetin armiqësore që mund të zhvillohet aktualisht. Në fund të dosje, sygjerohet që të evidentohen dhe të hetohen, sepse sipas tyre duke qenë se hebrenjtë lëvizin nga një shtet ne tjetrin mund të ketë ndër ta agjentë të zbulimit kapitalist, dhe propozojnë  evidentimin e  tyre, shkruan në fund të dokumenti Shefi i Sektorit 3-të, Kap. I-rë, Karis Vila.

Në dosjen e Sigurimit të Shteti, gjendet dhe fashikulli i çifutëve në Tiranë

Në klasifikimin e të dhënave, thuhet se Zh. V ka qenë në burg, ku materiale të arshivuara në dega 4, aktualisht nuk ka asgjë. Po ashtu, jepen të dhëna për një person që është J.R.J, ku jepen detaje, Datë, 1922, lindur në Vlorë, teknikumet e bashkuar,  X. Është kontingjent ka qenë dënuar si armik, i prekur nga reforma e pushteti popullor. Një tjetër emër është B.B i cili ka bërë korrespondecë me njerëzit në Izrael, por që i është ndaluar korrespondenca. Po ashtu një tjetër emër me inicialet, K. J dhe H. V i cili është regjistruar si kontingjent sepse ka patur vëllain në burg Pastaj shënohet lista e çifutëve. E.D, 1916, SH, 1928, RSH, 1930, S.M, 1927, N.K, 1909, E.I, 1895, E.R, 1924, N.E, 1926, Z.K, 1919, J.S, 1908, K.B, 1883, A.B, 1895, R.A, Jakuel, 1915, S.I, 1926, IO, 1907, V.R, 1929.

Po ashtu, në një raport të datës 18.8 1970, jepet raport për izraelitë në Shqipëri sipas të dhënave, mendimit politik, shoqëror dhe aktivitetin e tyre.

Jepen të dhëna për izraelitin Ilia Matathia, dentist në Kombinat që ka dy fëmijë, e shoqja punon në kooperativën Migjeni, djali DR. Zino matathi, kirurg  Berat dhe djali i vogël në NSHRAK Tiranë, njeri me indiferencë politike. Robet Zhvac, i martuar më një grua të krishterë, ka punura në turizëm, tani nuk dihet ku punon dhe çfarë qëndrimi mban.

Një emër tjetër është Avram Mimiko, Cami që punon në NISH, mjetë mësimore, ndërsa i vëllai revizor në Ministrinë e Bujqësisë, gruaja në institutin e folklorit, mban qëndrim të mirë. Cef Jakoel, i martuar me motrën e Dr. Koleka, me dy fëmijë punon në Drejtorinë e Farmacisë në Ministrinë e Bujqësisë. Ai njihet si llafazan, për qëndrimin e tij politik nuk dimë gjë. Loni Jakoel i martuar, motra, ZH. V pohon në organet e tregtisë Komiteti Ekzekutiv, ka njerëz në Greqi dhe në Amerikë.

Zbulimi amerikan që kërkon të diskreditojë vendin tonë

Gjithashtu në një raport që mbanë Nr. 3162, datë 5.7.1970 në lidhje me gjendjen e të hollave thuhet se janë dërguar letra dhe dollarë nga Amerika, dhe ata mendojnë se kësaj dore është zbulimi amerikan që kërkon të diskreditojë vendin tonë.

Sipas, Sigurimit Shtetit, këto para përdoren për të kompromentuar izraelitë në Shqipëri dhe për ti përdor si kontingjent për ti shfrytëzuar për interesa të tyre. Po ashtu në një shkresë dërguar Ministrisë së Brendshme nga Sigurimi i shteti jepen të dhëna për izraelitë në Tiranë që përkojnë me 33 persona, dy prej tyre kontingjent.

Në një shkresë të Sigurimit të Shtetit, nxjerrë nga shënimet që ka sjellë dega e Vlorës e Punëve të Brendshme Sarandë dhe Vlorë me shkresën Nr. 1806 data 8.10. 1971, thuhet se gjatë bisedës së Kristo Zerven në datë 20/8/1969, ndër të tjera na thanë se kishte biseduar me Pavllo Dushanin, zëvendës-teknik në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zekino Matathan shef i llogarisë në NISH, Sukth të cilët ndër të tjera i thanë, Zakini i interesua shumë për kufirin grek duke pyetur për brezin e afërt të kufirit.

Po ashtu, në raportin e Sigurimit të Shteti jepen sygjerime për kontrollin e tyre dhe nënshkruhet nga Kadri Ismet Llari.

Në një tjetër shënim të datës 30.8.1968 në një shkresë të Degës së Punëve të Brendshme Fier thuhet se kohët e fundit nga ana e kësaj dege është arrestuar ZH.V cifur, familja dhe të afërmit banojnë në Tiranë.

Po ashtu, jepen informacione për vëllain që banon në Tiranë me iniciale H. V që punonte në NTSHAI, motra me iniciale R.J dhe burri i saj Lon Jakuel me punë në NTSHUS Tiranë, motra tjetër  I. ZH martua me “X” rrobaqepëse dhe që kërkonin masa kontroll ne drejtim të tre. Shkresa nënshkruhej nga Kryetari i Degës së Punvë të Brendshme Muco Saki dhe informacioni jepej nga punëtori operativ, Fuat Pushaj.

Në një shkresë të arkivit të dosjeve thuhet se V. Drejtori i Punëve të Brendshme, Dashamir Bime ka zbardhur një vendim ku thuhet se fashikullit të çifutëve me banim në Tiranë, është hapur në vitin 1970, ku thuhet janë verifikuar dhe kanë pasur lidhje të dyshimta jashtë shtetit në disa raporte, Energjiku, Rini e lagjes, të viti 1972, që nga ajo kohe. Nisur nga më sipër në bazë të rregullores së evidencë operative Nr. 81-41 datë 2.5. 1985 vendosi, që arshiva e çifutëve në Tiranë të arkivohet për vlera studimore, firmosur nga ZV kryetari Degës së K. Zbulimit, Gëim Bejko.

Një tjetër dosje e viti 1961 që mbanë datë 5 dhjetor ka të dhëna për çifutë në Shqipëri.

Në një shkresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dega e parë, seksioni i tretë thuhet se nga studimet e bëra dhe analizimi i materialeve rezulton se deri në vitin 1955, ka një numër prej 237 personash. Duke u bazuar në këto materiale, ekspozohet një veprimtari armiqësore nga radhët e këtij kontingjenti dhe këto element kanë shëtitur në shumë shtete si para dhe gjatë luftës së dytë botërore, ku nga radhët e tyre mund të jenë rekrutuar agjent nga zbulimet amerikane me qëllim që të krijimin dhe të vendosnin evidenca.

Sipas raportit nga në të gjithë vendin tonë ndodhen 92 izraelit, duke përjashtuar, Tiranë dhe Durrësin.

Në Vlorë 78 persona, nga këta 3 në përpunim. Në Shkodër 6 vetë. Në Sarandë, 1. Gjirokastër 5, Fier dhe Krujë 1 person. Përsa i përket veprimtarisë armiqësore rezulton se është në kuadrin e agjitacion e propagandë, po ashtu në raport, Shefi i Seksionit, Kapiten i parë Haris Hila, jep dhe porosit e vëzhgimit dhe monitorimit të aktivitet të hebrenjve në Shqipëri.

Sigurimi i Shteti ka hartuar edhe një dosje që mbanë Nr. 166/3, datë 25/3/1955

Reparti 3011 jep informacion mbi Organizatën e Sionistket n’Austri në vjedhtë të viti 1952 e cila shprehet se ka organizuar në masë përgatitje e pasaportave të huaja falso për emigrantët e çifutëve nga vendet e demokracisë popullore në Izrael. Po ashtu informohet se pasaporta jepen ilegalisht dhe me një çmim 3 mijë dollarë. Këto pasaporta të huaja falso përgatiten sipas modelit të të pasaportës që nga viti 1952 konsullata Çekosllovake i ka dhënë një çifuti çekosllovak që jeton në Rumani, emri nuk i dihet..etj, shkresa mbanë emrin e e Komandanti të Reparti 2001 N/Kolonel Zoi Themeli, më datë 23/3/1955.

Në vijim të hartimit të dosjeve të çifutëve në Shqipëri gjendet një tjetër procesverbal i të dhënave të izraelitëve në vendi tonë. Informacioni vjen nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dega 2, që është e klasifikuar si tepër sekret dhe mban datën 7/6/ 1955. Në relacion thuhet se Izraelitë në vendin tonë kanë ardhur para dhe pas okupacionit dhe janë përqendruar në Vlorë, Durrës dhe Tiranë. Deri në vitin 1954 nga materialet e kohës rezultonin të ishin 237 çifut, nga këta në Vlorë, 140, Tiranë 83, Gjirokastër 9, Shkodër 4, Dibër 1. Po ashtu ka statistika për ardhjen e çifutëve në Shqipëri si nga Greqia 59 vetë, Jugosllavia 3, Çekosllavakia 3, Australia 2, Rumania 1.

Metodat e Sigurimit të Shteti për t’i përdorur izraelit

Metodat e Sigurimit të Shteti ishin në fillim ofruese që të bënin mes izraelitëve bashkëpunëtorët e tyre dhe kishte disa raste të këtij bashkëpunimi. Më pas ishin metodat përndjekëse, kërcënuese, ndëshkuese dhe në fund izolimi, rrahja dhe format e torturat, preh e së cilës ranë edhe izraelitët e fundi që i mbijetuan nazizmit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.