Transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 26-vjeçari në Korçë

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Policia e Korçës në vijim të operacionit policor “Perimetri” vunë në pranga 1 shtetas, i cili u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtmi, Maliq, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Alfa Romeo”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.