SHBA – Biden: Sjellja e oficerëve të kufirit ndaj migrantëve haitianë e papranueshme

UASHINGTON, 25 shtator /ATSH-DPA/ – Përballë rritjes së presionit politik nga të gjitha anët për menaxhimin e kufirit, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se trajtimi i migrantëve haitianë këtë javë ishte i sikletshëm dhe i rrezikshëm.

Biden premtoi pasoja pas një hetimi mbi mënyrën se si oficerët e policisë kufitare silleshin me migrantët haitianë.

Zyrtarët më vonë pezulluan përdorimin e patrullave të kuajve pranë kampit.

“Ata dërguan mesazh të gabuar në të gjithë botën. Thjesht nuk jemi ata që jemi”, theksoi Biden.

Përgjatë historisë, valët e refugjatëve të ardhshëm, irlandezët në vitet 1800, irakianët pas 11 Shtatorit 2001, meksikanët dhe amerikano-latinët për dekada, kanë hasur edhe armiqësi, por edhe mikpritje kur kanë shkelur në SHBA./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.