Policia e Kosovës jep detaje për sulmin në Zubin Potok

PRISHTINË, 25 shtator/ATSH/ Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth sulmit të mbrëmshëm në ndërtesën e Komunës së Zubin Potokut, me ç’rast u dogj Qendra e Regjistrimit të Automjeteve.

Sipas Policisë sulmi ka ndodhur në ora 01:00 pasmesnatës, ndërsa në ora 02:00 kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

Informacioni në lidhje me këtë incident u pranua nga personeli i sigurisë së ndërtesës Komuna Z. Potok pas mesnate rreth orës 01:00. Patrullat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, dhe të gjitha njësitë përkatëse, si dhe zjarrfikësit nga Z. Potoku.

Sipas informacioneve të para, supozohet se zjarri ka përfshirë ambientet përdhese të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe Bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës.

Zjarri u lokalizua rreth orës 02:00, dhe të gjitha njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës ishin të pranishme në vend, si dhe Njësia Rajonale e Hetimit – Mitrovicë – Veri. Ne vend ngjarje doli Inspektori i Zjarrit (PPZ), per gjithçka që ndodhi  u njoftua edhe Prokurori kujdestar.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.