COVID-19 – Kryeministri çek, Babis merr dozën e tretë të vaksinës

PRAGË, 25 shtator /ATSH-DPA/ – Kryeministri çek Andrej Babis do të marrë dozën e tretë të vaksinës antiCovid-19 muajin e ardhshëm, pak para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare.

Vaksinimi i tij do të vijë një ditë para se vendi të shkojë në zgjedhje.

Sondazhet tregojnë se Babis është i preferuari i çekëve.

Sidoqoftë, ai është kritikuar ashpër për politikat e tij shëndetësore gjatë pandemisë nga kundërshtari i Partisë së Piratëve, Ivan Bartosh.

“Kjo është disfata më e madhe e qeverisë çeke”, theksoi Bartos duke shtuar se ”qindra mijëra të moshuar ende nuk janë vaksinuar”.

Rreth 65,5% e të rriturve çekë janë plotësisht të vaksinuar, sipas informacionit të siguruar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Më shumë se 30 400 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Republikën Çeke që nga fillimi i pandemisë, në një vend prej 10,7 milionë banorësh./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.