Të ardhurat nga fondet speciale në janar llogariten 73,6 miliardë lekë

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Të ardhurat nga fondet speciale gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti rezultojnë rreth 73,6 miliardë lekë.

Sipas statistikave zyrtare mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nga fondet specialet janë mbledhur rreth 10 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020, kur u mblodhën 63,9 miliardë lekë.

Të ardhurat nga fondet speciale përfshijnë të ardhurat nga sigurimi shoqëror, sigurimi shëndetësor dhe fondi i kompensimit të pronarëve.

Nga sigurimet shoqërore u mblodhën 62,8 miliardë lekë ndërsa nga sigurimi shëndetësor të ardhurat llogariten 9,6 miliardë lekë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.