Shkolla dhe kopshti “Met Hasa” në Durrës, gati për 207 nxënës dhe 27 fëmijë

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Në shkollën “Met Hasa” do të fillojnë këtë vit shkollën 207 nxënës dhe 27 fëmijë në kopshtin e ri me të njëjtin emër.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako u shpreh sot se në Durrës janë ndërtuar këtë vit 14 shkolla të reja dhe 5 kopshte me standarte evropiane.

Sako u shpreh se, ndërkohë që është punuar edhe në të gjitha shkollat dhe kopshtet e tjera me riparime të ndryshme.

“Tashmë po kryhen përgatitjet e fundit në shkollën “Met Hasa” ku do të fillojnë shkollën   207 nxënës dhe 27 fëmijë në kopshtin e ri me të njëjtin emër”, thekson ajo.

“Në Durrës janë ndërtuar këtë vit 14 shkolla të reja dhe 5 kopshte me standarde evropiane ndërkohë që kemi punuar edhe në të gjitha shkollat dhe kopshtet e tjera me riparime të ndryshme dhe tashmë duke marrë masat edhe për respektimin e protokollit shëndetësor gjithçka është gati për një vit të ri shkollor të suksesshëm”, shprehet Sako.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.