Rama me drejtorin ekzekutiv të Pfizer: Na mundësoi nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në zyrat qendrore të kompanisë “Pfizer” në Nju-Jork, me drejtorin ekzekutiv dr. Albert Bourla.

Kryeministri vlerësoi faktin se “Bourla na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me armikun e padukshëm”.

“Në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer në Nju-Jork, me drejtorin ekzekutiv dr. Albert Bourla, i cili na hapi dyert një vit më parë duke na mundësuar nisjen e vaksinimit përpara të tjerëve në rajon dhe duke na e lehtësuar ndjeshëm luftën me Armikun e Padukshëm”, tha Rama.

Nga janari 2021, Shqipëria ka nënshkruar kontratën për 500 mijë dozat e para të vaksinës antikovid nga kompania “Pfizer”, duke nisur kështu vaksinimin masiv të popullatës.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.