OSBE, e gatshme të ndihmojë Shkollën e Magjistraturës për të rritur kapacitetet

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco zhvilloi sot një takim me Arben Rakipin, drejtor i Shkollës së Magjistraturës.

“Ne në Prezencën e OSBE-së në Shqipëri jemi krenarë për partneritetin e gjatë dhe të vijueshëm me Shkollën e Magjistraturës, një institucion që luan një rol kyç në forcimin e sistemit të drejtësisë në vend, duke siguruar profesionalizmin e lartë të magjistratëve”, tha ambasadori Del Monaco.

Ai informoi se në takim u diskutua për fushat ku Prezenca mund të ndihmojë sa u takon programeve të reja dhe atyre ekzistuese, si edhe për projektet kërkimore.

“Prezenca mbetet e gatshme të ndihmojë Shkollën e Magjistraturës për të rritur më tej kapacitetet e saj”, siguroi ambasadori Del Monaco.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.