Kontrolle në Tiranë-Durrës, arrestohen 2 drejtues mjeti dhe pezullohen 10 leje drejtimi

TIRANË 24 shtator/ATSH- I.Vata/ Policia Rrugore e Tiranës, po vijon kontrollet me  në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit, e cila njofton se gjatë orëve të mbrëmjes, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 128 km/h deri në 167 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.

“Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 10 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar. Gjithashtu janë vendosur 22 masa administrative me vlerë 4.000 lekë të rinj secila për shpejtësi nga 119 km/h deri në 127 km/h. Kontrollet kanë vijuar edhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit duke përdorur alkooltesuestit dhe si rezultat janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe janë vendosur 13 masa administrative me vlerë nga 5.000 lekë deri në 15.000 lekë të rinj për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues, atë të pezullimit të lejes së drejtimit.vDrejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara dhe mos drejtomi mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni  se shpejtësia vret  jetë”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjitha akset nacionale dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.