Çmimi i bukës, PD: Shumica e shqiptarëve jeton në varfëri

TIRANË 24 shtator /ATSH-I.Vata/ Deputetja e PD-së, Grida Duma ka reaguar sot në lidhje me rritjen e çmimit të bukës.

Duma publikoi një video ku reagojnë qytetarët për rritjen e çmimit të bukës.

Ajo shprehet se shumica e shqiptarëve jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit ekonomik klientelist dhe korruptiv të Ramës.

“Jetojnë të rrethuar në luksin që kanë ndërtuar në kurriz të shqiptarëve, prandaj nuk skuqen kur nuk mbajnë premtimet, as nuk turpërohen kur thonë se çmimet janë të përballueshme. Nga qëndrimet e tyre kuptohet që janë një pakicë, sepse nuk dinë si ndihet shumica dërrmuese e shqiptarëve, e cila jeton në varfëri për shkak të dështimit të modelit të tyre ekonomik klientelist dhe korruptiv”, u shpreh Duma.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.