TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, zhvilloi një takim me kryetarin e bashkisë Lubeck, Jan Lindenau.
Ndreu tha se me kryebashkiakun Lindenau shkëmbyen ide për bashkëpunimin reciprok.
“Në takim u dakordësuam për të shkëmbyer eksperiencë, vizita reciproke, projekte të përbashkëta, si dhe përvojën në fusha të ndryshme, sidomos në turizëm, menaxhimin e mbetjeve dhe sistemin e menaxhimit të ujërave të zeza dhe të bardha”, tha ai.
Ndreu tha se kontaktet me partnerë të spikatur dhe modele bashkëkohore, janë në axhendën e bashkisë Lezhë për të korrektuar politikat e zhvillimit të Lezhës.
/j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
