Balla, me strukturat e PS-së në Divjakë: Ndryshimi në këto 8 vite, i paimagjinueshëm

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ I deleguari politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla, njëkohësisht kryetar i grupit parlamentar, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e PS-së në bashkinë e Divjakës.

Ai theksoi se “ndryshimi i Divjakës në këto 8 vite është i paimagjinueshëm dhe puna vazhdon çdo ditë pa asnjë ndërprerje në shërbim të njerëzve punëtorë të kësaj zone”.

“Divjakë. Bashkë me Erjonin, Fredin, Agimin, drejtuesit dhe drejtueset e tjerë energjikë e të palodhur të Partisë Socialiste në këtë bashki. Mirënjohje për punën e deritanishme.  Ndryshimi i Divjakës në këto 8 vite është i paimagjinueshëm dhe puna vazhdon çdo ditë pa asnjë ndërprerje në shërbim të njerëzve punëtorë të kësaj zone”, tha Balla.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.