Vetingu, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit Durrës, Izet Dushaj

TIRANË 23 shtator /ATSH-I.Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra subjektin e rivlerësimit, Izet Dushaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit Izet Dushaj.

Trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Firdes Shuli, Pamela Qirko pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivkerësimit Izet Dushaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Izet Dushaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës u përballë me Vetingun më 21 shtator 2021 për tre kriteret e vlerësimit: ligjshmërinë e pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional, por nuk arriti të justifikojë pasurinë.

Izet Dushaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993, ku ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe kryetar gjykate në Tropojë. Në vitin 2006, Dushaj është promovuar si gjyqtar Apeli në Shkodër dhe prej vitit 2010 e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Durrësit. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.