Tatimi mbi të ardhurat personale, 4.2 miliardë lekë më shumë në buxhet

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 27.2 miliardë lekë, 4.2 miliardë lekë ose 18.1 % më shumë se 8-mujori 2020, si dhe 624 milionë ose 2.3 % më shumë se plani 8-mujor i 2021.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, dy janë faktorët që ndikuan në rritjen e të ardhurave nga ky zë: deklarimi i të ardhurave individuale vjetore për personat që realizojnë më shumë se 2 milionë lekë në vit, si dhe dividenti.

“Ndikim të rëndësishëm në të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale kanë patur të ardhurat nga tatimi mbi deklaratën individuale vjetore të të ardhurave me rritje 100 % krahasuar me 8-mujorin e vitit 2020, si dhe të ardhurat nga tatimi mbi dividentin dhe aksionet me rritje 53 % krahasuar me 8-mujorin e vitit 2020”, bën të ditur MFE.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.