Rreth 4.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri në 8 muaj

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Rreth 4.4 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë 8-mujorit të 2021, duke shënuar rritje me 2,5 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

INSTAT publikoi sot shifrat e hyrjeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë 8-mujorit të 2021 është 4.384.072, duke u rritur me 2,5 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në 8-mujorin e 2021, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë dhe Polonia me 3,9 herë, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Greqia me 9,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Ndërkohë, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë 8-mujorit të parë të 2021, është 2,856,861. Ky tregues është rritur me 47,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.