Porti i ri Tregtar i Durrësit, Rama: U përzgjodhën 5 finalistë, kantieri i ndërtimit në 2022

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Porti i ri Tregtar i Durrësit në Porto Romano është drejt ndërtimit.

Duke ndarë pamje nga ky projekt, Kryeministri Edi Rama tha se “tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm”.

“Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022”.

/m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.