NJU-JORK – Le Drian: Kohë dhe veprimet konkrete për zgjidhjen e krizës së nëndetëseve

NJU-JORK, 23 shtator /ATSH-AFP/ – Rruga për të dalë nga kriza midis Francës dhe SHBA-së do të marrë “kohë” dhe do të kërkojë “veprime”, tha sot ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, para homologut të tij amerikan, Antony Blinken, gjatë një interviste dypalëshe në Nju-Jork.

Ministri francez “kujtoi se një hap i parë ishte ndërmarrë gjatë bisedës telefonike midis dy presidentëve Biden dhe Macron, por vuri në dukje se “mënyra për të dalë nga kriza midis dy vendeve tona do të marrë kohë dhe do të kërkojë veprime konkrete”, sipas një njoftim për shtyp nga ministria e tij.

Biseda u zhvillua në mënyrë shumë diskrete, larg mikrofonave dhe kamerave.

Që nga fillimi i javës, ministri francez, pas fjalëve shumë të ashpra kundrejt SHBA-së në lidhje me krizën australiane të nëndetëseve, deri më tani kishte refuzuar çdo takim dypalësh me Antony Blinken./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.