NJU-JORK – Guterres: Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e konflikteve të dhunshme

NJU-JORK, 23 shtator /ATSH-DPA/ – Efektet e ndryshimit të klimës kërcënojnë të përshkallëzojnë më tej problemet në rajonet që tashmë janë të paqëndrueshme ose në konflikt, paralajmëroi sot Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

“Është e qartë se ndryshimet klimatike dhe keqmenaxhimi mjedisor janë shumëzues të rrezikut, ku kapacitetet përballuese janë të kufizuara”, tha Guterres në një takim të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për klimën dhe sigurinë.

“Varësia nga pakësimi i burimeve, siç është uji, mund të përkeqësojë tensionet në terren”, vazhdoi ai, por shtoi se “këto probleme mund të kundërshtohen përmes masave të marra nga këshilli dhe të tjerët”.

“Përshtatja klimatike dhe ndërtimi i paqes mund dhe duhet të forcojnë njëri-tjetrin”, theksoi kreu OKB-së.

Anëtarë të ndryshëm të organit të fuqishëm të OKB-së e kanë trajtuar çështjen në të kaluarën, për shembull, duke u përpjekur të zbatojnë një sistem paralajmërimi të hershëm për konfliktet e shkaktuara nga kriza klimatike, ndër të tjera veprime.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur mbështetje të mjaftueshme në këshill./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.