Misioni i asistencës në Afganistan, Xhaçka: Shqipëria mbështet punën e OKB-së

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në diskutimin mbi situatën në Afganistan të organizuar nga Ministria daneze e Punëve të Jashtme dhe Instituti Ndërkombëtar i Paqes.

Ministrja Xhaçka u shpreh se Shqipëria e ka treguar përkushtimin e saj ndaj qytetarëve të Afganistanit, duke qenë vendi i parë që u ofroi strehim refugjatëve.

Ajo theksoi se si anëtare e Këshillit të Sigurimit, Shqipëria do të mbështesë fuqishëm punën e OKB-së në Misionin e Asistencës në Afganistan dhe popullin afgan.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.