Memaliaj, drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet 55-vjeçari

TIRANË 23 shtator /ATSH-I.Vata/ Policia e Shtetit ka vënë sot në pranga një shtetas i cili ngiste makinë në gjendje të dehur.

Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Shtetit e cila njofton se shtetasi nga Memaliaj drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe u arrestua nga policia.

“Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 55 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në hyrje të qytetit të Memaliaj ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin tip “Fiat” në gjendje të dehur”, njoftoi policia.

Materialet në ngarkim të shtetasit P. P. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.