BRUKSEL – BE: Teherani gati të rifillojë diskutimet për arsenalin bërthamor

BRUKSEL, 23 shtator /ATSH-AFP/ – Irani është gati të rifillojë negociatat për armët bërthamore, të pezulluara që nga qershori, njoftoi ministri i Jashtëm evropian, Josep Borrell, pas një takimi në Nju-Jork me homologun e tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian.

“Ministri i Jashtëm iranian ka siguruar gatishmërinë e tij për të rifilluar negociatat në një datë të hershme”, tha Borrell, në një deklaratë të lëshuar nga shërbimet e tij në Bruksel.

Kreu i diplomacisë evropiane specifikoi se ai ka këmbëngulur në nevojën që Irani të “bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura”.

Perëndimi i bëri presion presidentit të ri iranian, Ebrahim Raïsi, në OKB, të martën, për rifillimin e negociatave në lidhje me fuqinë bërthamore iraniane, sa më shpejt të jetë e mundur, por ata nuk morën një angazhim specifik./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.