“Shqipëria buzëqesh”, 1,674,093 vaksinime deri tani

TIRANË, 22 shtator /ATSH/ Që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 1,674,093 vaksinime në gjithë vendin.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi mbrëmjen e së mërkurës shifrat e vaksinimit në total.

Ndërkohë, ministrja informoi se vetëm ditën e sotme janë kryer 8,503 vaksinime.

Ditën e hënë mbërritën në Rinas edhe 31,590 doza vaksine Pfizer, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave antikovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë.

Krahas pikave të përqëndruar dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.