NJU JORK – Raisi: Irani dëshiron negociata për çështjen bërthamore

NJU JORK, 22 shtator /ATSH-ANSA/ – Irani është në favor të negociatave bërthamore që do të çojnë në përfundimin e të gjithëve sanksione kundër Teheranit, deklaroi presidenti i ri iranian, Ebrahim Raisi në OKB.

Në video-mesazhin e tij për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Raisi pohoi se “e gjithë bota, përfshirë vetë amerikanët, ka pranuar se projekti kundër popullit iranian, i manifestuar me shkeljen e marrëveshjes bërthamore dhe e ndjekur nga presion maksimal dhe tërheqje arbitrare nga një marrëveshje e njohur ndërkombëtarisht, ka dështuar”.

“Ne nuk duam asgjë më shumë se ajo që është e drejta jonë. Ne kërkojmë zbatimin e rregullave ndërkombëtare dhe që të gjitha palët t’i qëndrojnë besnike marrëveshjes bërthamore”, shtoi ai./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.