Mjeku Kraja: 230 pacientë të shtruar në spitale, të intubuar 13

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ “Në spitalet Covid 1 dhe 3 ndodhen të hospitalizuar 230 pacientë, në të 9 njësitë kryesore të tij, ndërsa të intubuar janë 13 të sëmurë”.

Kështu deklaroi sot mjeku i Spitalit Infektiv, Dhimitër Kraja në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

“Kapaciteti është ende i disponueshëm, sepse 30 % e mundësive të shtrimit është ende i lirë. Të sëmurët vijnë nga Tirana, Durrësi, Elbasani, por edhe nga rrethe të ndryshme. Grupmoshat janë të larmishme nga 19-88 vjeç, ndërsa mbizotërojnë mosha 50-65- vjeçare”, – tha Kraja.

Kraja u shpreh se “në këtë fazë ka më shumë raste të grave shtatzëna që vijnë me Covid, një pjesë e të cilave janë edhe me forma serioze. Rreth 95 % e rasteve janë të pavaksinuar”.

Për sa i përket formave klinike, Kraja bëri të ditur se “rreth 63 % e rasteve paraqesin forma të mesme të renduara nga vetë kompliacionet e kovid, por edhe të ndërlikuara nga sëmundjet patologjike kronike që kanë ata pacientë. 24 % janë të formave të rënda dhe 13 % konsiderohen forma kritike”.

“A ka të vaksinuar që janë të infektuar dhe janë të shtruar në spital? Po i bie që 00.1 % e rasteve të tilla janë të infektuar të shtruar, a ka fatalitete nga rastet që janë të vaksinuar, sipas të dhënave që janë të korrigjueshme që janë në varësi të dinamikës së vetë sëmundjes janë 0.006 % e tyre. Sa është vdekshmëria në spitalin tonë? Vdekjet mesatare ditore luhaten në 5.1 në 5.4 raste në ditë”, – tha Kraja.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.