Kurti: Vetëm Vuçiç ka interes për incidente pas vendimit të reciprocitetit

PRISHTINË, 22 shtator/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç po ka interes për incidente pas vendimit për reciprocitetin me targa të automjeteve.

Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri i bëri thirrje protestuesve të largohen pasi po bllokojnë vetveten, derisa e quajti të drejtë dhe që garanton lirinë e lëvizjes vendimin për reciprocitet me targat.

“Vendimi është i drejtë dhe garanton lirinë e lëvizjes. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë që janë pronë komunale. Ftoj kryetarët të tërheqin kamionët dhe ftoj qytetarët serbë të largohen nga rruga. Nuk ka interes nga ne për incidente, as nga Serbia, por vetëm nga një person, presidenti i Serbisë, Vuçiç”, tha ai.

/KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.