Kredia për mikrofinancën shënoi vlerën 13.3 miliardë lekë

TIRANË, 22 shtator /ATSH/ Kredia për institucionet mikrofinanciare shënoi vlerën 13.3 miliardë lekë në fund të muajit korrik të këtij viti.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, totali i kredisë regjistroi një rritje prej 1.7 % që nga fillimi i vitit dhe pothuajse të njëjtën vlerë krahasuar me një vit më parë.

Statistikat e deritanishme tregojnë se huadhënia e institucioneve financiare jo banka është në përmirësim pozitiv dhe portofoli ka arritur afërsisht në nivelet që kishte para pandemisë.

Banka e Shqipërisë thekson se, portofoli i kredisë në fund të 3-mujorit të parë 2021 kishte vlerën e 39.2 miliardë lekëve, 1.5 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.