KPK e shkarkon nga detyra, prokurori Gina përplaset me Gardën

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra prokurorin Dritan Gina.

Ndërsa trupi gjykues i KPK-së po jepte vendimin në mungesë të tij, prokurori Gina refuzoi të kontrollohej nga Garda e Republikës dhe u përpoq të hynte me forcë në sallë.

Siç shihet edhe nga pamjet, prokurori krijoi përplasje me oficerët e Gardës Republikës duke u futur pjesërisht në sallë.

Garda nuk e ka lejuar ish-prokurorin të futet në sallë teksa po komunikohej vendimi ndaj tij, pasi nuk pranoi t’i nënshtrohej kontrollit dhe nuk kishte me vete kartë identiteti.

Gina ka ushtruar detyrën si prokuror në Lushnjë, Durrës, Elbasan dhe së fundmi në Tiranë. Në 2018, së bashku me bashkëshorten e tij Rovena Gashi, u pezulluan nga prokurorja e Përgjithshme e asaj kohe, Arta Marku nga ku më pas nisi dhe hetimi për fshehje pasurie.

Gina u shkarkua sot nga KPK për mos justifikim të pasurisë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.