Kosovë, mbi një mijë gjoba për mosrespektim të masave antikovid

PRISHTINË, 22 shtator/ATSH/ Prej se qeveria mori vendim për masat antikovid, për çdo ditë Policia e Kosovës po shqipton mijëra gjoba për qytetarët të cilët nuk po i respektojnë këto masa.

Vetëm në 24-orëshin e fundit, policia ka shqiptuar gjobë për 1 mijë e 160 qytetarë.

Masat antikovid u morën nga institucionet shtetërore e shëndetësore pas rritjes së vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19.

Masa antikovid do të jenë në fuqi deri më 26 shtator.

Ndërkohë sot, para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi është duke raportuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me situatën me COVID-19. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.