Ekonomia blu, rritje ekonomike dhe krijim i vendeve të punës

TIRANË, 22 shtator /ATSH/ Rritje ekonomike, përmirësim të jetesës dhe krijimi i vendeve të punës duke ruajtur shëndetin e ekosistemit detar dhe atij në bregdet, janë tre komponentë kryesorë që synon të realizojë zhvillimi i ekonomisë blu, në Shqipëri.

I inicuar nga qeveria shqiptare dhe mbështetur nga Banka Botërore, ky projekt do të ndihmojë në krijimin e një modeli të integruar të ekonomisë blu në Shqipëri. Zona në konsideratë për aktivitetet e projektit është Vlora që ka edhe potencial për të tranzituar nga gri në një zhvillim blu të qëndrueshëm dhe elastik.

Projekti ofron asistencë teknike dhe mbështetje për planifikimin hapësinor detar, platformat e koordinimit për ekonominë blu, zbatimin e investimeve, vlerësimin strategjik mjedisor dhe social të planit të zhvillimit të zonës së projektit, sistemin e monitorimit të ndotjes me plastikë, modele të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, peshkimin dhe akuakulturën e qëndrueshme, zhvillimin e kërkimit dhe rritjen e ndërgjegjësimit në nivel kombëtar.

Ndërsa programet e veprimit të ekonomisë blu promovojnë zhvillimin e infrastrukturës së gjelbër, mbrojtjen e bregdetit nga rreziqet e erozionit dhe përmbytjet, ruajtjen e biodiversitetit dhe mbrojtjen e tokës dhe peizazheve detare, duke kontrolluar dhe zvogëluar ndotjen.

Ekonomia blu vë theksin duke parë dimensione zhvillimi specifikishit nga turizmi tek peshkimi.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.