COVID-19 tek fëmijët, Kule: Rritje e incidencës të rasteve pozitive

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive në QSUT, Xhorxhina Kule tha sot se “është pasqyruar edhe tek fëmijët rritje e incidencës të rasteve pozitive në këtë valë të re të Covid-19”.

Në fjalën e saj, në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Kule tha se “kemi rritje të ritmit të shtrimit me fëmijë në forma të mesme dhe të moderuara. Por fatmirësisht situata klinike është në kontroll, fëmijët reanimohen brenda disa ditëve, na kanë dhënë mundësinë të mos tejkalojmë kapacitetet hospitalore”.

“Deri tani 360 fëmijë janë hospitalizuar që nga fillimi i pandemisë që kanë rezultuar me komplikacione të ndryshme, por kanë dalë të shëruar”, – tha Kule.

Drejtoresha Kule bëri të ditur se “fatmirësisht shifrat e fatalitetit mbeten po ato që kemi dhënë vitin e kaluar, pra nuk kemi asnjë rast me komplikacion të rëndësishëm postkovid”.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.