COVID-19 – Spahn: Pa variante të reja, pandemia do të përfundojë në pranverë

BERLIN, 22 shtator /ATSH-ANSA/ – Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn deklaroi se pandemia Covid-19 do ta ketë fundin e saj pranverën e ardhshme.

“Nëse nuk ka variante të reja kundër të cilave vaksina nuk do të mund të na mbrojë, atëherë në pranverë ne do ta kemi kapërcyer pandeminë dhe do të jemi në gjendje të kthehemi në normalitet”, shtoi ai.

“Imuniteti i tufës arrihet gjithmonë. Pyetja është nëse kjo është përmes vaksinës ose përmes infektimit. Vaksina është mënyra më e sigurt”, shtoi ai./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.