COVID-19, Brataj: Është rritur ndjeshëm numri i trajtimeve në banesë

TIRANË, 22 shtator/ATSH/ Kreu i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj deklaroi sot se “është rritur ndjeshëm numri i trajtimeve në banesë të rasteve me COVID-19”.

“Sot jemi me 849 raste ditore, 216 të shtruar, por me një numër shumë të madh aktivësh. Mbrojtja nga format e rënda është shumë e mirë. Ka rënë numri i humbjes së jetës dhe është rritur ndjeshëm numri i trajtimeve në banesë. Qytetarët kanë më shumë besim dhe e njohin pak më shumë sëmundjen. Kjo ka përmirësuar situatën dhe është në kontroll”, tha Brataj.

Ai theksoi se “nuk ka rritje, por ulje të lehtë të indikatorëve”.

“Edhe në qendrën e Urgjencës nëse ishim 470 vizita, sot jemi 390-400. Nëse në datën 19 shtator vitin e kaluar, kishim 178 pacientë në spitale, sot 216 të shtruar”, tha Brataj.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.