Vetingu, seanca dëgjimore me gjyqtarin Izet Dushaj dhe prokurorin Lorenc Mërkuri

TIRANË 21 shtator /ATSH-I.Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me subjektin e rivlerësimit Izet Dushaj.

Subjekti i rivlerësimit Izet Dushaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës, u përball sot me Vetingun për tre kriteret e vlerësimit: ligjshmërinë e pasurisë, kriterin etik dhe  atë profesional.

Trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Firdes Shuli, Pamela Qirko do të shqyrtojë provat dhe faktet dhe do të vendosë seancën e shpalljes së vendimit.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë dëgjimore për subjektin e rivlerësimit Lorenc Mërkuri

Subjekti i rivlerësimit, Lorenc Mërkuri, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë u përball sot me Vetingun për tre kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik e profesional.

Trupa gjykuese, Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj, Xhensila Pine shqyrtoi provat dhe faktet dhe do të vendosë seancën e shpalljes së vendimit.

Lorenc Mërkuri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës. Ai është emëruar prokuror në vitin 2012 dhe prej dhjetorit 2013 e në vazhdim ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Sarandës. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.