OSSH nis rikonstruksionin e mbi 80 kabinave në Tiranë

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, (OSSH) ka nisur punën për rikonstruksionin e mbi 80 kabinave në Tiranë.

Sipas OSSH-së, nga ky investim përfitojnë mbi 2300 abonentë.

“Vijon puna pa u ndalur në kantierin elektrik të Tiranës, përmes investimeve për transformimin e kabinave. OSSH Tiranë ka nisur rikonstruksionin e mbi 80 kabinave”, bën të ditur OSSH.

Deri tani ka përfunduar puna në 4 objekte që furnizojnë “Qytetin Studenti”, “Ali Demin”, “Tregun elektrik” dhe “Xhaminë e Tabakëve”.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.