OKB – Biden: Jo më Luftë e Ftohtë në botë

NJU-JORK, 21 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden tha sot në OKB se ai nuk donte një “luftë të re të ftohtë” me Kinën dhe mbrojti angazhimin e tij për diplomacinë dhe multilateralizmin përballë aleatëve evropianë, që e akuzojnë për veprim vetëm.

“Ne nuk duam një Luftë të Ftohtë të re, ose një botë të ndarë në blloqe të ngurtë”, tha Biden në fjalimin e parë të mandatit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Me vlerat dhe forcën tonë, ne do të mbrojmë aleatët dhe miqtë tanë dhe do të kundërshtojmë përpjekjet e vendeve më të forta për të mbizotëruar më të dobëtit”, këmbënguli ai.

Presidenti Biden, i angazhuar në një luftë kundër “autokracive”, premtoi gjithashtu se “do të mbrojë demokracinë”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.