Monica Bellucci ”thërret” në skenë Maria Callasin

ATHINË, 21 shtator /ATSH-ANA/ – Aktorja me famë ndërkombëtare, Monica Bellucci ndodhet në Athinë për të interpretuar monologun “Maria Callas: Lettres & Memoires” nga Tom Volf, të cilin ajo do ta luajë në frëngjisht në skenën e teatrit antik ”Herodes Atticus Odeon”, nën Akropol, për tre netë, praktikisht nga 21-23 shtator.

Bellucci mbajti një konferencë shtypi për gazetarët grekë pas mbërritjes së saj, duke folur për hezitimin e saj fillestar kur Tom Volf i ofroi asaj pjesën, e cila ishte përvoja e saj e parë e aktrimit në teatër dhe aq e ndryshme nga kinemaja si dhe nuk e fshehu dashurinë e saj për Greqinë.

”Nuk isha në gjendje të rezistoja, pasi letrat e Callas ishin plot emocione, dobësi dhe ndershmëri. Ajo grua që kishte bërë një jetë të guximshme, e cila ndoqi zërin e zemrës së saj dhe nuk u komprometua”, shtoi ajo.

”Callas bëri atë që ajo donte dhe e dinte se çfarë po bënte, duke sakrifikuar jetën e saj në muzikë dhe karrierën e saj dhe më pas duke u përpjekur të jetonte si grua sapo takoi Aristotelis Onassis. Maria Callas mbeti një grua moderne dhe frymëzuese”, shtoi Bellucci.

Monologu bazohet në një libër të Tom Volf dhe në filmin e tij të fundit “Maria by Callas”, në të cilin ai mblodhi më shumë se 350 letra të pabotuara të shkruara midis 1946 dhe 1977.

Letrat lexohen sipas rendit kronologjik dhe hedhin dritë mbi aspektet e panjohura deri më tani të jetës së Callasit, nga fëmijëria e saj në Nju Jork deri në vitet e luftës në Athinë, hapat e saj të parë në karrierën e saj dhe lidhjen e saj me Onassis./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.