GJERMANI – Zvogëlohet distanca mes CDU-CSU dhe SPD-së, pak ditë para zgjedhjeve

BERLIN, 21 shtator /ATSH-ANSA/ – Zvogëlohet distanca midis dy partive të mëdha të koalicionit të madh gjerman, pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme gjermane, i quajtur ndryshe edhe Grosse Koalition.

Sipas instituti ”Insa”, social-demokratët e SPD kanë regjistruar një rënie me një pikë, praktikisht nga 26 në 25%, ndërsa CDU-CSU u rritën me një pikë, nga 21 në 22%.

Konsensusi i deklaruar për palët e tjera mbeti i pandryshuar krahasuar me javën e kaluar, që do të thotë 15% për të gjelbrit, 12% për liberalët, 11% për ultra të djathtën e Afd, ndërsa ”Die Linke” fiton gjysmë pikë duke shkuar nga 6% në 6,5%.

“Jemi në fazën e rimëkëmbjes’’, deklaroi kandidati për kancelar i bashkimit CDU-CSU, Armin Laschet.

Dje, Laschet tha se ishte i bindur fort se këto zgjedhje do të fitoheshin nga ky bashkim dhe se gara ishte e fortë si kurrë më parë.

”Një në katër qytetarë, nuk ka vendosur ende për cilën parti do të votojë”, raportoi gazeta  më e shitur gjermane ”Bild”./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.