Delina Ibrahimaj prezantohet si ministre e Financave dhe Ekonomisë

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj prezantoi sot ministren e re të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj tha se fokusi i dikasterit do të jetë forcimi i rolit si një udhëheqës institucional që harton e drejton politikat ekonomike dhe fiskale, në mbështetje të të gjitha reformave të qeverisë.

“Me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, si dhe me stafin drejtues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e institucioneve të saj të varësisë, diskutuam dhe komunikuam se fokusi i dikasterit do të jetë forcimi i rolit si një udhëheqës institucional që harton e drejton politikat ekonomike dhe fiskale, në mbështetje të të gjitha reformave të qeverisë”, tha Ibrahimaj.

Rritja ekonomike në Shqipëri pritet të jetë mesatarisht 4 % në vit, duke sjellë më shumë vende pune dhe duke mbështetur edhe rritjen e pagave në vend,

Sektorët prioritarë mbi të cilët do të bazohet zhvillimi i ekonomisë janë turizmi, bujqësia, industria përpunuese, energjia e transporti.

Njëkohësisht qeveria planifikon një konsolidim të shpejtë fiskal, duke synuar zbritjen e nivelit të borxhit publik në 60 % nga gati 80 % që është aktualisht.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.