COVID-19 – OBSH: Delta ka zëvendësuar tre variantet e tjera shqetësuese

GJENEVË, 21 shtator /ATSH-AFP/ – Varianti Delta, i pranishëm në 185 vende, ka zëvendësuar kryesisht tre variantet e tjera shqetësuese, Alpha, Beta dhe Gamma, që tashmë përfaqësojnë më pak se 1 për qind të rasteve, njoftoi sot OBSH.

Të gjithë viruset, përfshirë SARS-CoV-2 përgjegjës për COVID-19, ndryshojnë me kalimin e kohës.

Shfaqja, në fund të vitit 2020, e varianteve që paraqisnin një rrezik në rritje për shëndetin publik global bëri që OBSH t’i karakterizonte variantet si “për t’u monitoruar” dhe si “shqetësues”.

“Virusi mbizotërues, që po qarkullon aktualisht, është varianti Delta”, tha drejtoresha e ekipit teknik COVID-19 për OBSH-në, Maria Van Kerkhove.

“Ky virus është bërë më i fortë, më i transmetueshëm dhe po konkurron, duke zëvendësuar viruset e tjera që po qarkullojnë”, shtoi Kerkhove, duke shtuar se ishte raportuar në 185 vende./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.