Vlorë, UKT investime në stacionet e pompimit të ujërave të bardha

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Në zbatim të planit të masave për përballimin e situatave që mund të krijohen nga reshjet e shiut, drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë, Shkëlqim Leskaj inspektoi ditën e sotme stacionet e pompimit të ujërave të bardha.

Në stacionin e pompimit pranë Stacionit të Trenit, specialistët e UKT Vlorë po punojnë për vendosjen e dy pompave zhytëse që do të bëjnë të mundur zgjidhjen e problematikës së përmbytjes në kohë me reshje shiu pranë Bibliotekës Publike.

Drejtori Leskaj ka falënderuar specialistët dhe punonjësit e angazhuar në këto ndërhyrje.

Drejtori Leskaj inspektoi edhe punën që po realizohet pranë stacionit të pompimit tek ish-Parku i Tregtisë, ku është shtuar edhe një pompë emergjence për të eliminuar përmbytjet te zona e dykalimshit në skelë.

Në fokus të punës së UKT Vlorë janë edhe riparimet e defekteve, si dhe pastrimi i kanaleve dhe linjave të kanalizimeve.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.