Vetingu në polici, konfirmohet në detyrë Erjana Pjetri, specialiste në SHÇBA

TIRANË 20 shtator /ATSH-I.Vata/ Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi në detyrë Erjana Vangjel Pjetrin, me funksion specialiste në Sektorin e Sigurisë së Personelit në Drejtorinë e Analizës dhe Kartotekës pranë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme.

Lajmi bëhet i ditur nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, i cili njofton sot se u zhvillua seanca dëgjimore publike për subjektin e vlerësimit kalimtar, Erjana Vangjel Pjetri me funksion specialiste në Sektorin e Sigurisë së Personelit, në Drejtorinë e Analizës dhe Kartotekës pranë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme.

Në përfundim të seancës, trupa vlerësuese e përbërë nga Nertila Sadedini, Artur Baku, Ledian Rusta vendosi konfirmimin në detyrë të Erjana Pjetrit.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.