Veliaj: Vlera e pronës në Tiranë nuk është rritur aksidentalisht

TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli sot për rritjen e vlerës së pronës në kryeqytet.

Veliaj tha se do ishte problem për qytetin nëse vlera e pronës do ulej.

“Vlera e pronës nuk është rritur aksidentalisht, por është rritur aty ku është zgjatuar “Lumi Lana”, ku është gjurma e “Unazës së Madhe”, afër “Liqenit” ku është transformuar totalisht pjesa që çliruam nga zaptimi, te “Pazari i Ri”, te “Bulevardi Zogu I”, te “Bulevardi i Ri” ku tani është vendosur pjesa më e madhe e investimeve”, tha Veliaj gjatë një interviste në medie.

Kryebashkiaku kujtoi se çfarë ka mësuar nga Michael Blumberg ditën e parë që bënë kursin e kryetarëve të bashkive në Harvard.

“Nëse vlera e pronës shkon lart qyteti i ka punët mirë, ti rri në një shtëpi që po zhvlerësohet, aty kemi një problem. Fatmirësisht ne nuk e kemi këtë problem”, theksoi ai. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.